Fitimi i FA Cup momenti më madhështor në karrierën time, thotë trajneri i Arsenalit

  • A.P /
  • 02 gusht 2020 - 10:09
Fitimi i FA Cup momenti më madhështor në karrierën time, thotë trajneri i Arsenalit

Fitimi i FA Cup momenti më madhështor në karrierën time, thotë trajneri i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka cilësuar fitimin e FA Cup kundër Chelseat si momentin më madhështor në karrierën e vet, si dhe është zotuar se do ta ndërtojë skuadrën e vet përreth heroit Pierre-Emerick Aubameyang.

Arsenali e fitoi FA Cup për herë të 14-të rekorde duke e mposhtur Chelsean 2:1 në Wembley të shtunën, falë dy golave nga Aubameyang

Arteta i lartësoi përpjekjet e lojtarëve të vet dhe kur u pyet nëse ky ishte momenti më madhështor në karrierën e tij, ai tha: “Mendoj se po. Jam shumë krenar për këtë arritje, sepse jam i vetëdijshëm për vështirësinë dhe për atë nëpër të cilën kemi kaluar”.

“Për mua personalisht kanë qenë gjashtë muaj të vështirë për shumë gjëra që na kanë ndodhur në jetë, por kur erdha këtu e kisha vetëm një mision, t’i bëja lojtarët dhe stafin të besojnë se ne mund t’ia dalim”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)