Genoa shpëton, Lecce rikthehet në Serie B

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 08:18
Genoa shpëton, Lecce rikthehet në Serie B

Ishte Genoa skuadra e fundit që arriti të siguronte mbijetesën në Serie për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Davide Nicolas fitoi lehtësisht me rezultatin 3-0 ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Veronas në Marassi, një sukses që gjithsesi nuk i vlejti edhe aq shumnë pasi kundërshtari direkt Lecce u mposht në shtëpi me shifrat 3-4 nga Parma.

Dy  herë Sanabria dhe Romero ishin autorët e golave për kuqeblutë.

Në dy sfidat e tjera të mbrëmjes së të dielës që mbyllën edhe këtë sezon të Serie A, Bologna barazoi 1-1 ndaj Torinos ndërsa Sassuolo u mposht në Mapei Stadium 0-1 nga Udinese.

(Kosova Sot Online)