Habit Wenger, dëshiron t’i kthehet punës së trajnerit

  • S.A /
  • 03 August 2020 - 08:33
Habit Wenger, dëshiron t’i kthehet punës së trajnerit

sh-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është i hapur për t’iu kthyer punës së trajnerit, por vetëm në bazë të kushteve që ai i vlerëson si optimale.

Wenger u largua nga Arsenali pas plot 22 vjetëve në vitin 2018 dhe tani është duke punuar si shef i ri i FIFA-s për Zhvillimi ne Futbollit Global.

Edhe pse është i etur për të punuar sa më shumë në punën e re, francezi e pranon se i mungon zeja e trajnerit dhe thotë se mund të rikthehet aty nëse i ofrohet pozita e duhur.

“Çdo ditë dua t’i stërvit lojtarët, këtë gjë e kam bërë gjithë jetën time”, tha Wenger për Europe 1.

“Jam 70 vjeç, kam dhënë shumë. A duhet të rrezikoj paksa me shëndetin tim? Nuk mund t’i bëj gjërat në gjysmë, prandaj ia bëj vetes këtë pyetje”.

I pyetur nëse çfarë do të nevojitet për ta bindur të bëhet përsëri trajner, Wenger u përgjigj: “Kushtet të cilat unë i vlerësoj optimale. Ndryshe, s’e bëj”.

(Kosova Sot Online )