Ramos e shton edhe një tatuazh në gjoks

  • S.A /
  • 03 August 2020 - 09:04
Ramos e shton edhe një tatuazh në gjoks

Gjoksi i Sergio Ramosit tani është pjesë e muzeut të lëkurës së tij, me koleksionin e tatuazheve të tij që tregojnë udhëtimin nëpër jetën e kapitenit të Real Madridit.

Tatuazhi më i fundit i 34-vjeçarit i kushtohet të birit të tij, Adrianos, i cili erdhi në jetë javën e kaluar.

Ai është djali i katërt i Ramosit me bashkëshorten e vet Pilar Rubio.

Ramos e bëri publik tatuazhin e ri i cili mban emrin e të birit Adriano.

(Kosova Sot Online )