Wengeri i zgjedh dy ekipet favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 03 August 2020 - 10:29
Wengeri i zgjedh dy ekipet favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka zgjedhur Manchester City dhe Paris Saint-Germainin si dy skuadrat favorite për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Gara kryesore evropiane për klube u pezullua në mars për shkak të pandemisë koronavirus, por do të rifillojë në ditët në vijim.

Juventusi do të jetë nikoqir i Lyonit të premten në Torino për ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales, me ndeshjen e parë që ishte fituar nga francezët 1:0.

Manchester City e pret Real Madridit po të njëjtën ditë, dhe e ka epërsinë prej 2:1 nga ndeshja e parë në Santiago Bernabeu.

Ndërsa në ndeshjet e tjera të 1/8 së finales, Napoli udhëton drejt Barcelonës të shtunën për ndeshjen e kthimit, me të parën që përfundoi 1:1, dhe Bayern Munich do të kërkojë ta mbrojë epërsinë prej 3:0 kundër Bayern Munich.

PSG-ja, Atalanta, Atletico Madridi dhe Leipzig e kanë siguruar një vend në çerekfinale tashmë.

I pyetur ta parashikojë fituesin e këtij sezoni në Champions, Wenger tha: “
Kur luan kundër Atalantas apo Atletico Madridit gjithçka ndodh”.

“Por për mua, Manchester City dhe PSG-ja janë dy favoritët, në bazë të potencialit që kanë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )