Ish-ylli i Italisë: Conte shpërtheu ndaj drejtuesve sepse s’e do Messin në Inter

  • S.A /
  • 03 August 2020 - 11:01
Ish-ylli i Italisë: Conte shpërtheu ndaj drejtuesve sepse s’e do Messin në Inter

Çfarë fshihet pas shpërthimit të ashpër të Antonio Conte në fund të ndeshjes Atalanta-Inter? Tekniku salentin siguroi se nuk ka asnjë objektiv merkatoje në qendër të shqetësimeve të tij.

Fjalë që nuk e bindin plotësisht Paolo Di Canio, një ish-futbollist kontravers, që tani është komentator i “Sky Sport”, i cili në të vërtetë plas “bombën”. “Nëse Interi vërtet vendosi të provojë blerjen e Messit, nëse kishte thënë tashmë se do të bëjë gjithçka për ta marrë argjentinasin, a jeni të sigurt që Conte do ta donte atë tek Interi? Unë them jo. Kjo do të thotë që ne do të flisnim më shumë për Messin sesa për Interin, siç ndodh me Cristiano Ronaldon te Juventusi apo edhe më shumë”.

Di Canio më pas nënvizon seriozitetin e deklaratave të bëra nga Conte, të cilat, sipas mendimit të tij, shënojnë një krisje gati të parikuperueshme me klubin.

“Shqetësimet që ngriti janë shumë serioze. Unë nuk e di pse Antonio i tha këto fjalë, por edhe nëse do të qëndronte tek Interi, problemet do të dilnin në pah përsëri”.

(Kosova Sot Online )