Vetëm Conte dhe Interi mund ta rrëzojnë Juventusin nga froni, thotë Gasperini

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 15:32
Vetëm Conte dhe Interi mund ta rrëzojnë Juventusin nga froni, thotë Gasperini

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini, beson se Interi është klubi i vetëm i cili mund ta rrëzojë Juventusin nga froni në Itali dhe shpreson se Antonio Conte do të vazhdojë të jetë trajner i zikaltërve.

Atalanta u mposht 2:0 nga Interi në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, por komentet e ashpra të Contes pas ndeshjes drejtuar hierarkisë së Interit i kanë nxitur thashethemet se ai do ta largohet nga San Siro në fund të sezonit.

E ardhmja e Contes në Inter është i pasigurt vetëm një vit pasi e mori drejtimin e zikaltërve me një projekt ambicion.

Gasperini thotë s’e nuk e di çfarë ka ndodhur, por shpreson se Conte do ta vazhdojë projektin, i cili, sipas tij, ka kapacitet për ta rrëzuar Juventusin nga froni, i cili sivjet e fitoi titullin e nëntë radhazi në Itali.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, e kam përcjell këtë histori paksa, por nga jashtë është e vështirë të gjykosh”, tha Gasperini.

“Mendoj se Conte ka bërë punë të madhe, por në fund të sezonit të gjithëve na bie energjia paksa. Shpresoj se marrëdhëniet e tij me klubin do të rregullohen sepse Interi është ekipi i vetëm që mund ta rrëzojë Juventusin nga froni”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)