NBA: Lakers sigurojnë vendin e parë, falë fitores kundër Jazz

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 09:16
NBA: Lakers sigurojnë vendin e parë, falë fitores kundër Jazz

Sezoni 2019/20 i NBA vazhdoi me gjashtë ndeshje të zhvilluara së fundi, të cilat e bënë edhe më të zjarrtë garën për vende në fazën e play-offs, përderisa Los Angeles Lakers e siguruan vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Utah Jazz 108 – 116 Los Angeles Lakers

Anthony Davis i shënoi 42 pikë dhe i bëri 12 kërcime që i ndihmuan Los Angeles Lakers ta sigurojë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit në NBA, falë fitores me rezultat 116:108 kundër Utah Jazz.LeBron James kontribuoi me 22 pikë dhe nëntë asiste, ndërsa Dwight Howard i shtoi 11 pikë në fitoren e dytë nga tri ndeshjet e zhvilluara të Lakers që nga rinisja e sezonit të NBA në Orlando, duke u kthyer kështu nga humbja e së  shtunës kundër kampionëve në fuqi, Toronto Raptors.

(Kosova Sot Online )