Bayerni tërhiqet nga gara për Havertz, e konfirmon drejtori i klubit

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 09:44
Bayerni tërhiqet nga gara për Havertz, e konfirmon drejtori i klubit

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Uli Hoeness, e ka konfirmuar gjiganti i Bundesligës ka dalë nga gara për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Kai Havertz e ka fituar statusin e njërit prej talenteve më premtuese në futbollin evropian falë paraqitjeve të tij për Bayer Leverkusenin që nga viti 2016, kur i kishte shënuar 45 gola në 148 paraqitje për klubin në të gjitha garat. 17 prej këtyre golave kanë ardhur gjatë këtij sezoni 2019/20, kur ai i ndihmoi edhe nëntë asiste skuadrës së tij ta zërë vendin e pestë në tabelën e Ligës së Evropës dhe të qëndrojë në garë për Ligën e Evropës.

Përkundër që 21-vjeçari i ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij në Bay Arena, ai raportohet se do të largohet nga gjiganti i Bundesligës këtë verë, shkaku i interesimit të shumë klubeve evropiane, si Real Madrid, Juventusit, Manchester United e Chelsea.

Bayerni gjithashtu ishte përfolur si njëri ndër opsionet e yllit gjerman, mirëpo Hoeness ka bërë të ditur se Bayerni mund të kompletojë transferime të tjera të shtrenjta, pas blerjes së Leroy Sane për 49 milionë euro nga Manchester City.

“Jam i sigurt se pas Leroy Sane, nuk do të ketë të tjerë transferime të mëdha këtë vit”, ka thënë Hoeness në një intervistë të dhënë për FAZ.

“Kjo s’ka të bëjë asgjë me cilësinë e Havertz. Ne të gjithë mendojmë se ai është me të vërtetë një lojtar shumë i mirë”.

“Por, në këtë periudhë të koronavirusit, ne nuk mund ta imagjinojmë shpenzimin e edhe 70 apo 80 milionë eurove të tjera përveç nëse sigurojmë para duke shitur lojtarë të tjerë”.

(Kosova Sot Online )