McGregor i kundërpërgjigjet Khabibit: Ti sillesh nëpër kafaz e ndyn pantallonat

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 09:52
McGregor i kundërpërgjigjet Khabibit: Ti sillesh nëpër kafaz e ndyn pantallonat

Conor McGregor e ka kritikuar sërish Khabib Nurmagomedovin për mënyrën se si ai lufton, pasi rusi e bëri një parashikim për meçin e tij të ardhshëm në UFC kundër Justin Gaethje.

Luftëtari i arteve të përziera marciale, Khabib Nurmagomedov, do të tentojë t’i marrë të gjithë titujt në kategorinë e peshave të lehta më 24 tetor, kur do të përballet me Justin Gaethjen.

Khabib, i cili është i pamposhtur në 29 meçet e zhvilluara si profesionist, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për ta bërë një parashikim për meçin e tij të radhës.

“Justin është një djalosh shumë i këndshëm dhe një kundërshtar i mirë për mua, por kur kafazi të mbyllet, ai duhet të jetë gati për më shumë sesa thjesht një ndeshje boksi”, ka thënë Khabib.

“Unë do ta dërgoj atë në oqeanin më të thellë dhe do ta fundos”.

Kjo deklaratë e Khabib e nxiti një reagim nga Conor McGregor, i cili kishte pësuar disfatë kundër rusit më 7 tetor të vitit 2018.

“Me fjalë të tjera, do të thuash: “do të sillen përreth kafazit, duke i ndyrë pantallonat. Dhe pas dhjetë sekondave të para të meçit, do t’i vërsulem këmbëve të tij””, shkroi McGregor në reagim ndaj deklaratës së Khabib.

(Kosova Sot Online )