Lewandowski: Klopp i ka dy fytyra

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 10:35
Lewandowski: Klopp i ka dy fytyra

Robert Lewandowski e ka zgjedhur Jurgen Kloppin si trajnerin e tij të preferuar, përderisa e ka përshkruar trajnerin aktual të Liverpoolit si një person me dy fytyra – një të babait të kujdesshëm e një të një trajneri autoritar.

Jurgen Klopp e transferua Robert Lewandowskin në Borussia Dortmund nga Lech Pozman gjatë verës së vitit 2010 dhe dyshja bashkëpunoi për katër sezone në Westfalenstadion. Gjatë asaj periudhe, Dortmundi e fitoi dy herë Bundesligën dhe e arriti finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Lewandowski kontribuoi me 103 gola të shënuara në gjithsej 187 paraqitje.

483072

Polaku u transferua në Bayern Munich gjatë verës së vitit 2014, ndërsa Klopp kaloi në skuadrën e Liverpoolit një vit më vonë për ta nisur një periudhë të re në karrierën e tij si trajner.

Lewandowski i kaloi dy vjetët e para të karrierës së tij në Allianz Arena me Pep Guardiolën në pozitën e trajnerit, që tani është në Manchester City dhe ka thyer rekorde me sukseset e tij si trajner.

Megjithatë, 31-vjeçari polak e ka ranguar Kloppin para spanjollit në listën e trajnerëve më të mirë me të cilët ka punuar.

“Mendoj se Jurgen Kloppi është i preferuari im dhe pas tij është Pep Guardiola. 100 për qind”, ka thënë Lewandowski.

“Klopp i ka dy fytyra. Ju mund ta shihni se ai është i këndshëm si një baba, por pjesa e dytë është si trajner dhe si menaxher. Ai të tregon gjithçka, nuk po flas vetëm për gjërat e mirë, por edhe gjërat e këqija”.

“Ai i motivon shumë lojtarët, e bën këtë në mënyrë të përsosur sepse ai e di ku është limiti se sa duhet ta shtyjë një lojtar. Performanca e tij si trajner është e mrekullueshme, por edhe si njeri është i tillë”.

(Kosova Sot Online )