Pedro flet pasi u bë operacion, shkaku i lëndimit në finale të Kupës

  • S.A /
  • 04 August 2020 - 12:47
Pedro flet pasi u bë operacion, shkaku i lëndimit në finale të Kupës

Sulmuesi i Chelseat, Pedro, e ka kaluar me sukses operacionin në shpatull, që u detyrua ta bëjë shkaku i lëndimit që e pësoi gjatë disfatës të skuadrës së tij në finalen e FA Cup kundër Arsenalit.

Pedro, 33-vjeçar, i cili hyri në lojë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë, u përplas me portierin e Topçinjve, Emiliano Martinez, në fazat e fundit të ndeshjes në Wembley.

Pasi dje u raportua se Pedro do të detyrohej të bëhet operacion pasi e nxori nga vendi shpatullën, sot ai ka bërë të ditur se operacionin e kreu me sukses.

“Operacioni shkoi mirë, do të kthehem së shpejti.  Më vjen keq që s’e fituam FA Cup. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, shkroi Pedro në llogarinë e tij në Instagram.

Chelsea do të kthehet në fushën e lojës të shtunën, kur do të tentojë ta përmbysë rezultatin nga disfata me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, sulmuesi spanjoll Pedro do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës pas pesë vjetëve në Santiago Bernabeu. Ai raportohet se do t’i bashkohet klubit të Serisë A, Romës.

(Kosova sot Online )