Prishtina 01 ‘blindon’ bomberin Oso Gjinovci

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 14:14
Prishtina 01 ‘blindon’ bomberin Oso Gjinovci

FC Prishtina O1 ka bërë të ditur se ylli i skuadrës, Oso Gjinvovci, ka arritur marrëveshje me klubin për zgjatjen e kontratës së tij.

Në njoftimin për rinovimin e kontratës, Prishtina 01 shkruan se disa klube kishin tentuar ta joshin Gjinovcin për transferim, megjithatë thotë se “bomberi” ishte i bindur për rinovimin e kontratës.

“Në mungesë të kapitenit Korab Muharremi, ishte Gjinovci që e udhëheqi skuadrën drejt sukseseve të mëdha që kulmoi me Kupën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

“Klubi është shumë i lumtur që do ta ketë ‘Bomberin’ edhe më tutje në radhët e veta, duke besuar që me golat e tij do të shkojmë drejt suksesve të reja”.

“Oso Gjinovci – FC Prishtina 01, një dashuri e madhe. Përpara, përpara bardhëekaltër”.

(Kosova Sot Online)