Willian i refuzon Chelsean dhe Man United për Arsenalin

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 17:18
Willian i refuzon Chelsean dhe Man United për Arsenalin

Arsenali do ta kompletojë transferimin e anësorit brazilian Willian në ditët në vazhdim, pasi e refuzoi ofertën e re të Chelseat për vazhdimin e karrierës në Stamford Bridge.

31-vjeçari është lojtar i lirë këtë verë dhe e refuzoi ofertën e re të Chelseat për vazhdimin e kontratës për edhe dy vjet të tjera, sepse dëshironte tri sezone.

Sipas ESPN Brasil, Arsenali do ta konfirmojë transferimin e Willianit në ditët në vazhdim, pasi e refuzoi ofertën e fundit të Chelseat.

Manchester United dhe Manchester City kishin shprehur interesim për të, sipas ESPN, por braziliani ka vendosur t’i bashkohet Arsenalit, sepse klubi nga Londra veriore ia ka plotësuar kushtet duke i ofruar kontratë trevjeçare.

Willian mungoi në humbjen e Chelseat kundër Arsenalit në finale të FA Cup në fundjavë, për shkak të një lëndimi nga i cili pritet të rikuperohet plotësisht para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Chelsea udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Bayern Munich, por Willian pritet të mos luajë, sepse po mendon ta arrijë kalimin në Arsenal. 

(Kosova Sot Online)