Holanda i lejon femrat të luajnë në ekipet seniore të meshkujve

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 18:02
Holanda i lejon femrat të luajnë në ekipet seniore të meshkujve

Një projekt i ri provues, i cili do t’ua mundësojë femrave të luajnë në ekipet seniore të meshkujve në Holandë, është aprovuar sot nga Federata e Futbollit e Holandës (KNVB).

Federata holandeze i ka dhënë leje një femre – 19-vjeçares Elle Fokkeman – t’i bashkohet ekipit VV Foarut i cili bën gara në kategorinë e katërt – për sezonin 2020/21.

Ky projekt provues mund të bëjë që rregulloret të ndryshohet dhe femrat të lejohen përgjithmonë të luajnë në kategorinë A të futbollit të meshkujve.

“KNVB e përkrah diversitetin dhe barazinë”, ka thënë shefi për zhvillim në organin qeverisës të futbollit holandez, Art Langeler.

“Ne besojmë se secili duhet të ketë hapësirë në çdo mënyrë në futboll”, shtoi ai.

Ai ka thënë se federata pranon kërkesa çdo vit për t’i lejuar femrat të luajnë për ekipet e para të meshkujve.

Futbolli i përzier në Holandë u fut në vitin 1986 dhe rregullat e tanishme i lejojnë vajzat të luajnë për ekipet e meshkujve nën grupmoshat 19-vjeçare. 

(Kosova Sot Online)