Balotelli pranë kalimit te klubi rumun

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 18:31
Balotelli pranë kalimit te klubi rumun

Sezoni i Mario Balotellit te Brescia nuk ka shkuar ashti siç shpresonin tifozët, prandaj sulmuesi italian do të largohet gjatë kësaj vere.

Sulmuesi ka qenë i detyruar të shlyejë një dënim prej katër ndeshjesh moslojë në fillimin e sezonit dhe nuk ka bindur pas kthimit në fushë.

29-vjeçari, në fakt, nuk arritur ta mbyllë sezonin me klubin pas mosmarrëveshjeve me presidentin Cellino.

Për këtë arsye menaxheri i tij Mino Raiola është vënë në lëvizje për t’i gjetur një skuadër të re sulmuesit që ka refuzuar disa oferta nga Brazili.

Pretendentja numër një për Balotellin tani vjen nga Rumania dhe bëhet fjalë për kampionët në fuqi të Cluj.

Sipas Gazeta Sporturilor, negociatat mes palëve janë në një pikë të mirë dhe marrëveshja është një hap larg.

Kampionët e Rumanisë do të marrin pjesë në fazën paraeliminatore të Champions League.

(Kosova Sot Online)