Plani i Bundesligës për rikthimin e tifozëve: S’ka birra e as tifozë mysafirë

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 19:44
Plani i Bundesligës për rikthimin e tifozëve: S’ka birra e as tifozë mysafirë

Futbolli gjerman përballet me një ndryshim dramatik në kulturë, nëse tifozët lejohen të jenë të pranishëm në stadiume për t’i ndjekur ndeshjet nga sezoni i ri, sepse tifozët e skuadrës mysafire, qëndrimi në këmbë dhe pijet alkoolike do të jenë të ndaluara.

Klubet elitare morën pjesë në një takim të rëndësishëm të Federatës së Futbollit të Gjermanisë të martën, ku u aprovuan disa rregullat të rrepta për menaxhimin e krizës së koronavirusit

Klubet e Bundesligës janë të gatshme t’i mirëpresim sërish në stadiume tifozët e tyre, nëse autoritetet e shëndetit publik vlerësojnë se është e sigurt të ndërmerret një hap i tillë, pasi ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20 në zhvilluan prapa dyerve të mbyllura.

Në një komunikatë për media, Bundesliga tha se pajtohet që tifozët mysafirë janë pjesë e rëndësishme e kulturës së futbollit gjerman e cila duhet të mbrohet.

Por, nën rrethanat e tanishme, klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 pajtohen të mos u shesin bileta tifozëve të klubeve mysafire deri në përfundim të vitit.

Pirja e birrës është traditë në ndeshjet e Bundesligës, por kjo pije nuk do të jetë shërbehet të paktën deri më 31 tetor.

(Kosova Sot Online)