Barcelona i ka vetëm katër ndeshje për ta fituar Ligën e Kampionëve, thotë De Jong

  • A.P /
  • 04 gusht 2020 - 22:08
Barcelona i ka vetëm katër ndeshje për ta fituar Ligën e Kampionëve, thotë De Jong

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, beson se katalonasit mund ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke qenë se i kërkohen vetëm katër fitore për ta arritur synimin.

Barça do të jetë nikoqir i Napolit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Camp Nou, por nuk do ta ketë ndihmën e tifozëve pasi takimi do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura shkaku i pandemisë koronavirus

Takimi i parë në Itali u mbyll baras 1:1, por katalonasit e kanë përparësinë e golit të shënuar si mysafirë.

“Të luash pa tifozë është disi e çuditshme, aq më tepër në Ligën e Kampionëve, ku e ndien vërtet prezencën e tifozëve”, tha De Jong.

“Por i kemi edhe katër lojë për ta fituar trofeun. Çdo ndeshje është vendimtare dhe kjo na e bën punën edhe më të vështirë”, shtoi ai.

Barcelona është në kërkim të trofeut të parë evropian që prej vitit 2015, kur e fitoi për herë të fundit atë. 

(Kosova Sot Online)