Michy Batshuayi i ofrohet Leeds Unitedit

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 09:19
Michy Batshuayi i ofrohet Leeds Unitedit

Michy Batshuayi thuhet se i është ofruar Leeds Unitedit, derisa këta të fundit po përgatiten që të rikthehen fuqishëm pas 16 vitesh mungese në Ligën Premier.

Sulmuesi belg nuk ka të ardhme më te Chelsea dhe largimi i tij në këtë verë është i paevitueshëm.

Sipas asaj që raporton French Football, agjenti i Batshuayit ka filluar bisedimet me Leeds United dhe u ka ofruar shansin atyre për të transferuar lojtarin.

Frank Lampard ka bërë të ditur se belgu nuk është në planet e tij dhe ai mund të përfundojë te rivali i tyre në ligën angleze.

Chelsea do të lejojë kalimin e Batshuayit te Leeds United për një shumë rreth 28 milionë euro.

(Kosova Sot Online )