Video: Goli i jashtëzakonshëm që e ktheu Fulhamin në Premierligë

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 09:51
Video: Goli i jashtëzakonshëm që e ktheu Fulhamin në Premierligë

Fulhami është rikthyer në Premierligë, pas vetëm një sezoni në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pasi e mundi Brentfordin 2:1 në finalen e play-off të martën. Në arritjen e kësaj fitoreje ndihmoi Joe Bryan me golin mbresëlënës të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Klubi londinez rikthehet në elitën e futbollit anglez falë heroit Joe Bryan. Të gjitha tre golat u shënuan në kohën shtesë prej 30 minutave, për shkak se ndeshja u mbyll pa fitues 0:0 në kohë të rregullt prej 90 minutave.

Bryan e kaloi Fulhamin në epërsi me një gol të jashtëzakonshëm në Wembley, duke shënuar nga gati 40 metra prej gjuajtjes së lirë. Ai u bë sikur po e harkon topin në zonë, por goditi fuqishëm direkt në portë duke e mashtruar portierin David Raya.

Më vonë, mbrojtësi i majtë e dyfishoi epërsinë në minutat e fundit të kohës shtesë për t’ia siguruar rikthimin në Premierligës Fulhamit pas vetëm një sezoni jashtë saj.

Brentford, ndërkohë, i cili po përpiqej t’i jepte fund pritjes 73-vjeçare për rikthehej në elitë, dështoi sërish në play-off.  Henrik Dalsgaard e shënoi një gol ngushëllues në sekondat e fundit të takimit, atëherë kur nuk kishte më kohë për rikthim.

(Kosova Sot Online )