Top 15 transferimet e mëdha deri më tani këtë verë

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 11:09
Top 15 transferimet e mëdha deri më tani këtë verë

Edhe pse tashmë jemi në muajin gusht, sezoni 2019/20 për ndeshjet e klubeve evropiane nuk ka marrë fund ende. Por, para se të mbyllet sezoni aktual, disa klube tashmë kanë bërë transferime për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Afati kalimtar i verës është hapur në një periudhë më të ndryshme kohore sesa zakonisht, shkaku i përhapjes së koronavirusit. Edhe pse nuk janë kompletuar shumë transferime deri më tani, klubet e mëdha veçse i kanë bërë lëvizjet e para.

Më poshtë mund të lexoni për top 15 transferimet më të mëdha deri më tani në afatin kalimtar të verës për klubet evropiane.

Timo Werner

Gjermani do të jetë pjesë e Chelseat të Frank Lampard sezonin e ardhshëm pasi e kompletoi transferimin nga RB Leipzigu për 53 milionë euro.

Ai i kishte shënuar 34 gola dhe i kishte bërë 13 asiste në 45 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni dhe tani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Londër.

Hakim Ziyech

Një tjetër transferim në Stamford Bridge. Pasi shkëlqeu me Ajaxin, Ziyech e siguroi transferimin në Londër për 40 milionë euro, falë 21 asisteve dhe tetë golave gjatë këtij sezoni në Holandë.

Ferran Torres

Spanjolli e ka lënë Valencian dhe është transferuar në Manchester City për 23 milionë euro dhe 12 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Nathan Ake

Manchester City është kthyer te Bournemouth që ra nga liga për ta përforcuar mbrojtjen, duke u shpenzuar 45 milionë euro për transferimin e holandezit.

Miralem Pjanic

Njëra ndër marrëveshjet e para të arritura këtë verë ishte shkëmbimi i Juventusit dhe Barcelonës që e çoi Pjanicin në Camp Nou.

Trincao

Një tjetër transferim i arritur në fillim të merkatos nga Barcelona, që këtë pagoi 31 milionë euro për transferimin e të riut nga Braga, pas dhjetë golave dhe tetë asisteve të tij në 39 paraqitje këtë sezon.

Alvaro Negredo

Cadiz është kthyer në La Liga dhe Negredo do t’u bashkuar atyre. Ai kthehet në Spanjë pas një periudhë me Besiktasit dhe Al-Nasr.

Leroy Sane

Transferimi ndodhi një vit më vonë sesa që do të kishte dashur Bayerni, por tani bavarezët është dashur t’i shpenzojnë vetëm 45 milionë euro.

Jude Bellingham

17-vjeçari që kishte nxitur shumë interesim në Angli e la Birminghamin për Borussia Dortmundin, që pagoi 23 milionë euro për transferimin e futbollistit.

Transferime të tjera:

Thomas Meunier në Dortmund

Alexander Nubel në Bayern

Arthur Melo në Juventus

Achraf Hakimi në Inter

Victor Osimhen në Napoli

Mauro Icardi në PSG

(Kosova Sot Online)