Klubet mund të detyrohen të tërhiqen nga garat evropiane

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 12:45
Klubet mund të detyrohen të tërhiqen nga garat evropiane

Klubet që do të marrin pjesë në garat evropiane – Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve – sezonin e ardhshëm mund të detyrohen të tërhiqen nga garat nëse nuk e informojnë UEFA-n për kufizimet e udhëtimeve në vendet e tyre, shkaku i koronavirusit.

Organi qeverisës i futbollit evropian bëri të ditur se një listë e kufizimeve të udhëtimeve mes vendeve të ndryshme në Evropë do të publikohej para çdo shorti të garave evropiane sezonin e ardhshëm.

Klubet pastaj do të duhet ta njoftojnë UEFA-n nëse vendi i tyre ka kufizime të tjera shtesë për udhëtime nga vende të caktuara të Evropës, të paktën 48 orë para se të bëhet shorti.

Nëse klubet dështojnë ta informojnë UEFA-n dhe pastaj klubi mysafir e ka të pamundur të udhëtojë te klubi nikoqir për zhvillimin e ndeshjes, nikoqirët do ta humbin automatikisht ndeshjen me rezultat 3:0.

UEFA gjithashtu se nëse një klubit i bie shorti të luajë me një kundërshtar që e ka të ndaluar të hyjë në vendin e tyre shkaku i kufizimeve të ndërmarra shkaku i koronavirusit, atëherë klubi duhet ta gjejë një vend neutral ku mund të zhvillohet ajo ndeshje.

Edhe në këtë rast, nëse klubi nuk propozon ndonjë stadium neutral për zhvillimin e ndeshjeve, UEFA e cilëson si tërheqje nga gara automatikisht.

(Kosova Sot Online )