Robin Krasniqi: Në disa duele më kanë mposhtur në mënyrë të jashtëligjshme

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 16:12
Robin Krasniqi: Në disa duele më kanë mposhtur në mënyrë të jashtëligjshme

Robin Krasniqi ka lëshuar një status tejet befasues në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ai është mposhtur në disa duele mënyrë të jashtëligjshme.

Boksieri shqiptar ka disa vite që bokson në nivele të larta, mirëpo që sipas tij atij i janë bërë shumë të padrejta në disa meçe.

Me një reagim në rrjetin social, Robin Krasniqi ka thënë se të gjitha ata që e ndiejnë vetën të përmendur në këta rreshta, do të pësojnë nga ai.

“Unë vërtetë i kam humbur disa duele të boksit, ndër të tjera edhe për shkak se palë të treta iu kanë ndihmuar kundërshtarëve të mijë në mënyrë të jashtëligjshme, por thellë në zemër akoma nuk më ka mposhtur askush dhe as nuk do më mposht”.

“Ata që tani e ndiejnë vetën të përmendur, do të pësojnë gjithnjë ndaj meje, këtë ua premtoj, sinqerisht”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online )