Holyfield e ka seriozisht për rikthimin në boks – legjenda publikon pamje nga stërvitjet e tij

  • S.A /
  • 05 August 2020 - 16:19
Holyfield e ka seriozisht për rikthimin në boks – legjenda publikon pamje nga stërvitjet e tij

Evander Holyfield ka publikuar pamjet ka stërvitjet e tij, derisa po planifikon që të rikthehet në boks.

“The Real Deal” po shkon drejt rrugës së Mike Tyson, që tashmë e ka bërë zyrtare rikthimin e tij në sportin luftarak. Holyfield thuhej se do të përballej me “Iron Mike” në trilogji – mirëpo vendin e tij e zuri legjenda tjetër, Roy Jones Jr.

Por, Holyfield tani ka planet e tij dhe si Tyson edh ai ka treguar shpejtësinë dhe vështirësitë që po i kalon që të rikthehet në ring.

Legjenda ka publikuar pamje nga stërvitjet e tij, derisa shihet duke vrapuar me një bjeshkë, gjersa ka pesha të rënda në kraharor.

Ditë më parë ka publikuar foto, kush shihej duke u stërvitur së bashku me Wladimir Klitschko në mbishkrimin: “Rrethojeni vetën me më të mirët”

(Kosova Sot Online )