Zidane i pamëshirshëm: Bale dhe James lihen në shtëpi për takimin me Manchester City

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 18:14
Zidane i pamëshirshëm: Bale dhe James lihen në shtëpi për takimin me Manchester City

Gareth Bale dhe James Rodriguez nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit që ka udhëtuar drejt Anglisë për t’u përballur me Manchetser City në Ligën e Kampionëve të premten.

Kjo nuk është hera e parë që anësori uellsian Bale injorohet nga trajneri i Madridit, Zinedine Zidane, dhe vetëm se e konfirmon faktin se ai nuk është pjesë e planeve të francezit.

City e fitoi ndeshjen e parë 2:1 në Bernabeu në shkurt, dhe do të kërkojë ta ruajë këtë epërsi të premten në ndeshjen e kthimit në Etihad.

As pushimi i shkurtër mes përfundimit të La Ligës, të cilën e fitoi Real Madridi, dhe rifillimit të sezonit në Ligën e Kampionëve, nuk ka prodhuar ndonjë mrekulli për Bale.

Në listën prej 24 lojtarëve mungojnë Bale dhe James, por jo edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili edhe pse është i pezulluar dhe s’ka të drejtë të luajë, do të jetë në Mançester.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Areola and Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy and Javi Hernández.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde and Isco.

Sulmues: Hazard, Benzema, Lucas Vázquez, Jovi, Asensio, Brahim, Vinicius and Rodrygo.

(Kosova Sot Online)