Ylli i Napolit shpreson se do të mundë të luajë kundër Barcelonës

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 18:23
Ylli i Napolit shpreson se do të mundë të luajë kundër Barcelonës

Ylli i Napolit shpreson se do të mundë të luajë kundër Barcelonës

Lorenzo Insigne shpreson dhe beson se do të riaftësohet nga lëndimi me kohë për t’u përballur me Barcelonën të shtunën, sipas menaxherit të tij, Vincenzo Pisacane.

Sulmuesi italian e tërhoqi muskulin e këmbës në sekondat e fundit të fitores së Napolit 3:1 kundër Lazios në ndeshjen e fundit mes tyre në Serie A.

Ndeshja e parë në San Paolo u mbyll 1:1 në shkurt dhe ajo vendimtarja do të luhet të shtunën në Camp Nou, prapa dyerve të mbyllura.

“Lorenzo është i etur për të luajtur dhe ka shpresa”, tha Pisacane për Radio Punto Nuovo.

“Lojtari është doktor i vetes dhe ai ndihet 80% i gatshëm për të luajtur. Fola më të këtë mëngjes dhe më ta se do të bëjë gjithçka për të luajtur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)