Liga e Evropës: Manchester United dhe Inter në çerekfinale

  • A.P /
  • 05 gusht 2020 - 23:12
Liga e Evropës: Manchester United dhe Inter në çerekfinale

Manchester Unitedi dhe Interi e kanë siguruar nga një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas fitoreve ndaj LASK dhe Getafe në ndeshjet e tyre përkatëse në rundin e 16 më të mirëve të mërkurën.

Manchester United 2:1 LASK (5:0)

Unitedi e mundi 2:1 LASK-n në ndeshjen e kthimit në Old Trafford, falë golave nga Jesse Lingard dhe Anthony Martial dhe kalon në rundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 7:1, pasi e kishte fituar 5:0 ndeshjen e parë në Austri.

Ole Gunnar Solskajer nuk luajti me formacionin më të mirë në këtë takim, duke e parë rezultatin nga ndeshja e parë.

Dhe pavarësisht se u gjend befasisht në disavantazh kur Philipp Wiesinger shënoi gola fantastik nga largësia, Unitedi e mbizotëroi takimin dhe ia arriti ta përmbysë rezultatin.

Lingard e barazoi rezultatin në 1:1 pas vetëm dy minutave kur u shërbye nga Juan Mata.

Dy minuta para fundit, Martial shënoi nga afërsia për fitoren e Djajve të kuq.

Manchester United do të përballet me Copenhagen në çerekfinale të hënën

Inter 2:0 Getafe

Interi e mundi 2:0 Getafen në një ndeshje të vetme mes tyre në rundin e 16 më të mirëve, në terren neutral në Veltins Arena të Gelsenkirchen, për shkak se ndeshja e parë nuk u zhvilluar fare në shkurt për shkak të pandemisë koronavirus.

Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen shënuan për t’ia siguruar një vend në çerekfinale skuadrës së Antonio Contes.

Skuadra spanjolle i bëri të vuajnë zikaltër për pjesën më të madhe të pjesës së parë, por Samir Handanovic e ruajti portën e paprekur pavarësisht rasteve të shpeshta.

Lukaku e kaloi Interin në epërsi pasi e mposhti me forcë mbrojtësin e Getafes në minutën e 33-të.

Getafe krijoi shumë raste, por nuk arriti të gjuajë brenda kornizës së portës së portierit slloven më shumë se dy herë.

Rasti më i mirë për spanjollët erdhi një çerek lojë parafundit, megjithatë, kur e fituan një penallti pasi Godin e preku topin me dorë në zonën e Interit.

Por Mollina gjuajti jashtë portës.

Eriksen, i futur në ndeshjen në minutën e 81-të, shënoi gol pas vetëm dy minutave, duke ia prerë këmbët futbollistëve të Getafes.

Mesfushori danez realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë të zikaltërve.

Interi do të përballet me Bayer Leverkusen apo Glasgow Rangers në çerekfinale.

(Kosova Sot Online)