Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste, Liga e Evropës sjell edhe katër duele

  • S.A /
  • 06 August 2020 - 08:36
Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste, Liga e Evropës sjell edhe katër duele

Garat evropiane u kthyen në ekranet e tifozëve të mërkurën, me katër ndeshje të fazës së 1/8 të finales të Ligës së Evropës, ndërsa sonte do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e tjera të mbetura nga kjo fazë.

Manchester Unitedi, Interi, Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen e siguruan të mërkurën një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, ndërsa sot të njëjtin synim edhe katër klube të tjera.

Njëjtë si të mërkurën, edhe e enjtja i sjell dy ndeshje në orën 18:55 – Bayer Leverkusen kundër Rangers dhe Sevilla kundër Romës – dhe dy ndeshjen në orën 21:00 – Basel kundër Eintracht Frankfurtit dhe Wolves kundër Olympiacos Piraeus.

Gjendja aktuale në garën për trofeun e Ligës së Evropës:

Image

 

(Kosova Sot Online )