Lakers thyejnë rekorde negative me humbjen kundër Thunder, Raptors në superformë

  • S.A /
  • 06 August 2020 - 09:03
Lakers thyejnë rekorde negative me humbjen kundër Thunder, Raptors në superformë

Chris Paul i shënoi 21 pikë për t’i ndihmuar Oklahoma City Thunder të marrë fitore mbresëlënëse me rezultat 105:86 kundër Los Angeles Lakers të mërkurën, sipas orës lokale në SHBA.

Ylli i Oklahoma City Thunder dhe veterani i NBA, Paul, kontribuoi edhe me shtatë kërcime dhe gjashtë asiste për ta vazhduar formën e mirë që ka shfaqur që kur ka rinisur sezoni në kompleksin Disney World në Orlando, ku janë izoluar të gjithë lojtarët dhe stafi i klubeve së bashku. Rekord për më së paku pikë të shënuara dhe përqindjen më të dobët në saktësi për trepikësha gjatë këtij sezoni. Lojtarët e Lakers i shënuan vetëm 5 nga 37 tentimet për trepikësh, që i bie të kenë qenë vetëm 13.5 për qind të saktë, rekordi ky më i dobët që nga fillimi i sezonit 2017/18.

LeBron James ishte më i miri te Lakers me 19 pikët dhe 11 kërcimet e tij, ndërsa Anthony Davis, që ka shfaqur formë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit, e mbylli ndeshjen me vetëm nëntë pikë.

Philadelphia 76ers 107 – Washington Wizards 98

Joel Embiid i shënoi nëntë pikë radhazi në një ecuri të mirë në çerekun e fundit, që ia mundësuan Philadelphias të marrë fitore kundër Washingtonit përkundër lëndimit të Ben Simmons.

Embiid e mbylli ndeshjen me 30 pikë dhe 11 kërcime për 76ers, që e fituan ndeshjen e tyre të dytë radhazi pasi e rinisën sezonin me humbje kundër Indianas.

Ndërsa, Washingtoni e humbi ndeshjen e katërt radhazi në NBA Bubble, përkundër që Thomas Bryant dhe Jerome Robinson kontribuan me nga 19 pikë në këtë ndeshje.

Toronto Raptors 109 – Orlando Magic 99

Fred VanVleet i shënoi 21 pikë dhe i shtoi edhe dhjetë asiste në fitoren e shtatë radhazi të Raptors, përderisa arritën ta marrin edhe fitoren e katërt të këtij sezoni kundër Magic.

Magic nuk ishte në epërsi në asnjë pjesë të kësaj ndeshjeje dhe madje kishte qenë në deficit prej 24 pikësh në një pikë të ndeshjes. Pascal Siacam i shënoi 15 pikë për Raptors, ndërsa Kyle Loëry kontribuoi me tetë pikë, nëntë kërcime dhe dhjetë asiste, transmeton Gazeta Express.

Evan Fournier dhe Terrence Ross i shënuan nga 15 pikë për Orlandon, ndërsa Nikola Vucevic i shtoi 12 pikë dhe nëntë kërcime. Aaron Gordon e mbylli ndeshjen në çerekun e tretë, shkaku i një lëndimi muskulor, me nëntë pikë dhe 11 kërcime.

Denver Nuggets 132 – San Antonio Spurs 126

Michael Porter Jr i shënoi 30 pikë dhe theu rekord personal në karrierë me 15 kërcimet e tij. Ai dhe 25 pikët e 11 asistet e Nikola Jokicit i ndihmuan Nuggets të marrin fitore kundër Spurs.

Fitorja bën që Nuggets t’i afrohen Los Angeles Clippers në garën për pozitën e dytë në tabelën e Konferencës së Perëndimit në NBA, ndërsa Spurs, që i kanë humbur dy ndeshjet e fundit, mbeten në pozitën e dhjetë me dy ndeshje prapa Memphis në garën për një vend në play-off.

Utah Jazz 124 – Memphis Grizzlies 115

Joe Ingles i shënoi 25 pikë dhe Mike Conley i shënoi 23 për t’ia dhënë Utah Jazz një fitore kundër Memphis Grizzlies.

Rudy Gobert i shtoi 21 pikë, 16 kërcime dhe tri blloke për Utah, ndërsa Donovan Mitchell kontribuoi me 18 pikë dhe shtatë kërcime. Ndërsa, te Grizzlies, më i miri ishte Dillon Brooks me 23 pikë të shënuara.

Boston Celtics 149 – Brooklyn Nets 115

Boston Celtics e morën kontrollin e ndeshjes qysh në çerekun e parë dhe në fund arritën ta marrin një fitore bindëse kundër Brooklyn Nets, falë edhe 21 pikëve të Jaylen Brown.

Celtics e pushuan Kemba Walkerin për këtë ndeshje dhe e patën njërën ndër ndeshjet më të mirë të sezonit në aspektin defansiv. Kjo bëri që ata të kthehen fuqishëm nga disfata e së martën kundër Miami Heat.

(Kosova Sot Online )