Kroos e zgjedh 11-shën me të cilën do ta luajë ndeshjen e fundit në karrierë

  • S.A /
  • 06 August 2020 - 12:17
Kroos e zgjedh 11-shën me të cilën do ta luajë ndeshjen e fundit në karrierë

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka zgjedhur formacionin ideal për ndeshjen e fundit në karrierën e vet si futbollist.

Ekipi i përzgjedhur nga ai është plot gjermanë dhe bashkëlojtarë të tij nga Real Madridi, përfshirë, Sergio Ramosin dhe mesfushorët Casemiro e Luka Modric.

“Ai është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë të të gjitha kohëve”, tha Kroos për mbrojtësin spanjoll Ramos.

Ndërsa, yllin e tanishëm të Juventusit dhe dikur bashkëlojtarin e vet në Madrid, ai e përshkroi si: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur”.

Në portë, Kroos e ka zgjedhur Manuel Neuerin e Bayern Munich.

Në mbrojtje zënë vend edhe ish-bashkëlojtarët e tij në Bayer Leverkusen, Stefan Reinartz dhe Gonzalo Castro.

Nga ekipi kombëtar i Gjermanisë janë edhe Joshua Kimmich dhe Thomas Muller, si dhe i pensionuari tashmë, Miroslav Klose.

(Kosova Sot Online )