Zidane dhe Bale s’flasin e as që e shikojnë në sy njëri-tjetrin

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 16:11
Zidane dhe Bale s’flasin e as që e shikojnë në sy njëri-tjetrin

Gareth Bale nuk ka udhëtuar drejt Mançesterit me skuadrën e Real Madridit dhe ky është një fakt më shumë që tregon se marrëdhëniet e tij me trajnerin Zinedine Zidane janë plotësisht të prishura dhe pa ndonjë zgjidhje të mundshme.

Real Madridi e fitoi titullin në La Liga javë më parë, por Bale as që ka luajtur ndonjë rol në këtë, sepse Zidane nuk e vlerësonte të denjë për ta futur në lojë.

Gazeta e përditshme spanjolle, e afërt me klubin madrilen, shkruan se marrëdhëniet mes Bale dhe Zidane janë prishur plotësisht, sepse ata nuk flasin mes vete e as që e shikojnë në sy njëri-tjetrin, thjesht e shmangin njëri-tjetrin.

Është e vërtetë se respekti për Zidane nga Bale nuk ka munguar, por gjestet e anësorit uellsian në javët e fundit të ligës nuk janë pritur mirë nga francezi, i cili i ftohi marrëdhëniet me të që prej finales së Ligës së Kampionëve më 2018 në Kiev.

E ardhmja e Bale është diskutuar nga drejtuesit e klubit dhe ai pritet të largohet në verë.

Bale është i vetëdijshëm se sa të është Zidane në stolin e Madridit, ai nuk do të ketë shanse të luajë për të bardhët. 

(Kosova Sot Online)