Shpërblehet Cristiano Ronaldo

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 18:23
Shpërblehet Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i Juventusit për muajin korrik.

Ai dështoi të hyjë në mesin e më të mirëve në Serie A për sezonin 2019/20, por të paktën ngushëllohet me çmimin e më të mirit për muajin korrik.

Ronaldo e përfundoi sezonin në Serie A me 31 gola në 33 paraqitje, sezoni më i mirë në karrierë me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’.

(Kosova Sot Online)