Formacionet e mundshme: Man City vs Real Madrid, Juventus vs Lyon

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 09:44
Formacionet e mundshme: Man City vs Real Madrid, Juventus vs Lyon

Pas gati pesë muajve ndërprerje shkaku i përhapjes së koronavirusit, Liga e Kampionëve kthehet të premten me dy superpërballje në orën 21:00, kur edhe do të zbulohet dy çerekfinalistët e parë të këtij edicioni.

Shkaku i suspendimeve dhe lëndimeve, katër klubet do t’i kenë disa mungesa të mëdha dhe më poshtë janë parashikuar formacionet me të cilat mund të luajnë katër klubet.

Manchester City – Real Madrid

Formacionet e mundshme:

Man City: Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Sterling, Gabriel Jesus, Mahrez

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Hazard, Benzema, Asensio

Manchester City e ka epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë, e zhvilluar në Santiago Bernabeu, dhe do të tentojë mbajë atë epërsi sonte kundër Real Madridit, në mënyrë që ta bëjë edhe një hap drejt titullit të parë të Ligës së Kampionëve në histori.

Ndërsa, Real Madridi vjen në këtë duel pas triumfit në garën për titullin e La Ligës dhe është i motivuar që ta përmbysë rezultatin për ta përmirësuar edhe më shumë rekordin mbresëlënës në sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Juventus – Lyon

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo

Lyon: Lopes; Dubois, Denayer, Andersen, Marcal; Aouar, Mendes; Cornet, Reine-Adelaide, Depay; Dembele

Pasi u shpall kampion i Serisë A për herë të nëntë radhazi, Juventusi do të duhet ta përmbysë deficitin 1:0 për ta arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi.

Në anën tjetër, Lyoni pësoi disfatë në finalen e Kupës së Ligës kundër Paris Saint-Germainit, mirëpo tregoi formë të mirë në atë ndeshje.

Fituesit e këtyre dy përballjeve do të përballen mes vete në çerekfinale.

(Kosova Sot Online )