Dy yjet e NBA kapen keq pas ndërhyrjes, zbulohet çfarë i thanë njëri-tjetrit

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 16:32
Dy yjet e NBA kapen keq pas ndërhyrjes, zbulohet çfarë i thanë njëri-tjetrit

Ylli i Orlando Magic, Aaron Gordon, dhe ai i Toronto Raptors, Kyle Lowry, u përplasen mes vete pas një ndërhyrjeje gjatë përballjes në NBA, që e la të lënduar Gordonin.

Gjatë përballjes mes Orlando Magic dhe Toronto Raptors – që e fituan Raptors me rezultat 109:99 – Kyle Loëry e bëri një ndërhyrje të parregullt ndaj Aaron Gordon, që e detyroi këtë të fundit ta lërë ndeshjen në gjysmë shkaku i lëndimit që e pësoi në kofshën e këmbës.

Ajo ndërhyrje e zemëroi Gordonin, i cili u kthye i zemëruar drejt kundërshtarit dhe iu drejtua me fjalët “Ti je k*rvë”.

Lowry nuk u zmbraps pas këtij reagimi të Gordonit, por e sfidoi atë duke i thënë: “836 është numri i dhomës sime”, duke i sugjeruar rivalit të shkojë më vonë te dhoma e tij për ta vazhduar zënkën.

(Kosova Sot Online )