Kandidatët për më të mirin në Premierligë për sezonin 2019/20

  • SPO /
  • 07 August 2020 - 17:06
Kandidatët për më të mirin në Premierligë për sezonin 2019/20

Për Premierligën është koha e vlerësimit të protgaonistëve të sezonit që sapo është mbyllur.

Kampionati anglez ka zbuluar të gjitha kandidaturat për çdo kategori: lojtari më i mirë, trajneri më i mirë dhe lojtari i ri më i mirë.

Kevin de Bruyne dhe Jordan Henderson po luftojnë për çmimin kryesor, atë të lojtarit më të mirë për sezonin 2019/20.

Natyrisht, Liverpooli dominon, ndërsa befason (edhe pse jo shumë) mungesa e Pep Guardiolas.

Kevin de Bruyne mund të marrë revanshin pas zhgënjimit të një viti më parë, kur u mund nga Virgil van Dijkmes polemikave. Alexander-Arnold mund të realizojë një “dopjetë” të jashtëzakonshme.

Më poshtë i keni të gjithë emrat e kandidatëve.

LOJTARI MË I MIRË: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Kevin de Bruyne (Manchester City). Danny Ings (Southampton), Sadio Mané (Liverpool), Nick Pope (Burnley), Jordan Henderson (Liverpool), Jamie Vardy (Leicester)

TRAJNERI MË I MIRË: Jurgen Klopp (Liverpool), Frank Lampard (Chelsea), Brendan Rodgers (Leicester), Chris Wilder (Shefeld United)

I RIU MË I MIRË: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Jack Grealish (Aston Villa), Mason Greenwood (Manchester United), Anthony Martial (Manchester United), Mason Mount (Chelsea), Christian Pulisic (Chelsea), Marcus Rashford (Manchester United)


(Kosova Sot Online)