Zyrtare: Insigne ia del, udhëton në Barcelonë

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 17:15
Zyrtare: Insigne ia del, udhëton në Barcelonë

Insigne ka udhëtuar me skuadrën e Napolit në Barcelonë.

Një ndër futbollistët më të mirë që ka Napoli kishte disa probleme në fund të sezonit në Serie A dhe ishte në dyshim për takimin e së shtunës në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Sido që të jetë, duket se ai është rikuperuar, pasi Gennaro Gattuso e ka përfshirë në skuadër për takimin e nesërm dhe ka mundësi të zbresë nga minuta e parë në fushë.

(Kosova Sot Online)