Madridi do të luajë me fanella të reja kundër Man City, jo me të bardhat

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 17:58
Madridi do të luajë me fanella të reja kundër Man City, jo me të bardhat

Real Madridi ka zbuluar edhe fanellat me të cilat do të luajë sonte kundër Manchester City.

Edhe pse kjo ndeshje llogaritet si e sezonit 2019/20, e shtyrë për shkak të pandemisë së COVID-19, Real Madridi do të zbresë në “Etihad Stadium” me fanella të reja.

Pak ditë më parë, Los Blancos zbuluan fanellat për sezonin 2020/21, si vendase, ashtu edhe ato mysafire.

Mysafiret do të jenë ngjyrë rozë dhe pikërisht me to sonte Reali do të kërkojë përmbysjen, pasi ka humbur në ndeshjen e parë 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’. 

(Kosova Sot Online)