Bundesliga starton me 18 shtator, Bayerni nis mbrojtjen e titullit kundër Schalkes

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 18:22
Bundesliga starton me 18 shtator, Bayerni nis mbrojtjen e titullit kundër Schalkes

Ditën e premte u përcaktua kalendari për sezonin 2020/21 në Bundesliga.

Deutsche Fussball Liga publikoi kalendarin e plotë si në Bundesligën e parë ashtu edhe në kampionatin gjerman të kategorisë së dytë.

Të dyja ligat do të startojnë rreth mesit të muajit shtator dhe edicioni i 58 i Bundesligës do të nisë rrugëtimin më datë 18 shtator për të ulur perdet më 22 maj.

Kampioni, Bayern Munich do të fillojë mbrojtjen e titullit në “Allianz Arena” ndaj Schalkes.

Më poshtë keni gjitha ndeshjet e Bundesligës deri te sfida e fundit e sezonit 2020.21.

(Kosova Sot Online)