Juventusi me Ronaldon në formë kërkon përmbysjen në Champions, Dybala në stol

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 21:14
Juventusi me Ronaldon në formë kërkon përmbysjen në Champions, Dybala në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Juventusit dhe Lyonit.

Paulo Dybala nuk është rikuperuar, Bernanrdeschi starton në sulm me Cristiano Ronaldon në super formë pas pandemisë, ku ka shënuar gola pothuajse ndeshje pas ndeshje.

Edhe Gonzalo Higuain është titullar.

Zonja e Vjetër, që ka humbur sfidën e parë kundër Lyon 1-0, do të kërkojë përmbysjen në Juventus Stadium, fatkeqësisht pa ndihmën e tifozëve, pasi janë të ndaluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Juventus XI: Szczesny, Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Sandro, Pjanic, Bentancur, Rabiot, Bernardeschi, Ronaldo, Higuain.

STOLI: Buffon, Pinsoglio, Chiellini, Danilo, Rugani, Demiral, Ramsey, Matuidi, Muratore, Dybala, Olivieri.

Lyon XI: Lopes, Dubois, Denayer, Marcelo, Marcal, Cornet, Caqueret, Guimaraes, Aouar, Depay, Toko-Ekambi.

(Kosova Sot Online)