City – Real, Juve – Lyon, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 21:59
City – Real, Juve – Lyon, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave

Janë mbyllur pjesët e para në Juventus Stadium dhe Etihad Stadium.

Zonja e Vjetër po barazon 1-1 me Lyonin në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, shënoi Memphis Depay nga pika e bardhë në minutën e 12’.

Juve barazoi në minutën e 43’ po ashtu nga pika e bardhë, shënoi Cristiano Ronaldo.

Juve do të bëjë të pamundurën që të shënojë të paktën edhe dy gola në 45 minutat e [pjesës së dytë, nëse e do nëj biletë për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Image

(Kosova Sot Online)