Varane: I eliminova shokët, më falni!

  • 08 August 2020 - 09:48
Varane: I eliminova shokët, më falni!

Varane është i mërzitur me gabimet amatoreske në Champions League që në fund i kushtuan me eliminim Realit

Raphael Varane, mbrojtësi i Real Madrid, foli për UEFA-n pas ndeshjes kundër City dhe sidomos dy gabimet e tij që praktikisht i hapën rrugën ekipit të Guardiolas të kualifikohet në çerekfinale dhe në anën tjetër, Reali të shkojë te shpija.

Ai e di shumë mirë se çfarë ka bërë është e pafalshme.

“Humbja? Faji im, i eliminova unë shokët! Më vjen keq për përpjekjen e shokëve. Mbase kemi rrezikuar shumë. Ka zona të fushës ku gabimet paguhen shtrenjtë dhe nëse bën gabime nuk mund të rikuperohen. Tani duhet të reagojmë me karakter”, u shpreh Varane.

(Kosova Sot Online )