Dhjetëra “Intelektualë” nisen drejt Nyonit për ta përkrahur Dritën

  • A.P /
  • 08 August 2020 - 14:41
Dhjetëra “Intelektualë” nisen drejt Nyonit për ta përkrahur Dritën

Kampionia e Kosovës, Drita, do ta fillojë sot aventurën e saj në Ligën e Kampionëve.

Klubi gjilanas do të përballet ndaj Inter Club d’Escaldesit në ndeshjen gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëe.

Sfida fillon në orën 18:00.

Në rast të kualifikimit në finale, ekipi i Ardian Nuhiut do të përballet me fituesin e takimit Tre Fiori – Linfield.

Disa tifozë të grupit “Intelektualët”, që jetojnë në Zvicër, janë nisur drejt Nyonit për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19, por ndoshta “Intelektualët” do të jenë në afërsi të stadiumit.

(Kosova Sot Online)