Çfarë kapiteni, veprimi i Ramos pas gabimeve të tmerrshme të Varane

  • 08 August 2020 - 15:43
Çfarë kapiteni, veprimi i Ramos pas gabimeve të tmerrshme të Varane

Raphael Varane mbrëmë ka zhvilluar ndeshjen më të dobët në karrierë me fanellën e Real Madridit.

Ai ia fali dy gola Manchester Cityt dhe si pasojë e asaj, sot Real Madridi është në shtëpi, ekipi i Pep Guardiolës rrugës për Lisbonë, ku edhe do të zhvillohen gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sergio Ramos ishte i supenduar për këtë takim, por me shumë emocion e përcolli ndeshjen nga tribunat.

Ai u fokusua në momentin e gabimit të dytë të Varane, por si një kapiten i vërtetë, tentonte t’i motivonte shokët edhe nga tribunat, por pa ndonjë rezultat në fund.

(Kosova Sot Online )