Hazard flet për gabimet e Varanit dhe thotë “do të kthehemi më të uritur për të fituar gjithçka”

  • S.A /
  • 08 August 2020 - 16:00
Hazard flet për gabimet e Varanit dhe thotë “do të kthehemi më të uritur për të fituar gjithçka”

‘Manchester City bën shumë presion para dhe kjo bëri që të bëjmë gabime’, tha Eden Hazard pas eliminimit nga Real Madridi.

Ai nuk bëri një paraqitje të mirë, por tha se Real Madridi meritoi diçka më shumë nga kjo ndeshje.

“Mendoj se bëmë mirë në pjesën e parë dhe merituam diçka më shumë”, tha Hazard.

“Luajtëm lojën që donim, ata shënuan por ashtu edhe ne. Kur luani për këtë klub ju dëshironi t’i fitoni gjitha, veçanërisht Champions Leaguen”.

“Mënyra se si Manchester City bën presion, ua bën të vështirë punën kundërshtarëve dhe për këtë ne bëmë gabime, gjë që janë pjesë e një ndeshje. Do të kthehemi më të uritur për të fituar gjithçka, gjë që është ajo çfarë ky klub kërkon”.

(Kosova Sot Online )