Nuk është hera e parë me skandal – Ronaldo kapet nga kamerat duke kënduar himnin e Ligës së Kampionëve si të ishte ai kombëtar

  • S.A /
  • 08 August 2020 - 16:05
Nuk është hera e parë me skandal – Ronaldo kapet nga kamerat duke kënduar himnin e Ligës së Kampionëve si të ishte ai kombëtar

Ndër vite kemi parë se si lojtarët këndojnë himnin kombëtar nga vendi prej të cilit vijnë, mirëpo asnjëherë atë të Ligës së Kampionëve apo të ndonjë gare tjetër.

Lojtarët që luajnë për vendet e tyre e shijojnë himnin, duke i mbyllur sytë dhe dorën në zemër, e që është një pamje mjaftë emocionuese e drithëruese.

Por, si asnjë lojtar tjetër, Cristiano Ronaldo është kapur disa herë nga kamerat duke kënduar himnin e Ligës së Kampionëve dhe me të drejtë e bënë atë veprim.

Sa herë që na bije të dëgjojmë himnin e garës më të madhe në Evropë për klube, disi është drithëruese dhe presim një ndeshje të zjarrtë.

Në kohë kur ishte te Real Madridi, por edhe te Juventusi, 35-vjeçari është kapur nga kamerat duke kënduar himnin e Ligës së Kampionëve dhe meriton çdo duartrokitje, pasi kjo është edhe respektim i garës.

Kujtojmë se pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti mbrëmë në kuotën e 130 golave në këtë kompeticion, e që është më i miri në histori të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )