Me duar pas shpine, nokauti mbresëlënës i kundërshtarit të Mike Tysonit

  • A.P /
  • 08 gusht 2020 - 17:16
Me duar pas shpine, nokauti mbresëlënës i kundërshtarit të Mike Tysonit

Para 18 vjetëve, kundërshtari i ardhshëm i Mike Tysonit, Roy Jones Jr, e kishte fituar një meç kundër Glen Kellyt në mënyrë mbresëlënëse – fillimisht duke i mbajtur duart pas shpine dhe pastaj duke e nokautuar rivalin me një goditje të vetme.

54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator

Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018. Por, një meç i tij në vitin 2002 mbetet ndër më mbresëlënësit në karrierën e tij.

Përderisa qëndronte i mbështetur në rrethojat e ringut, Jones i mbante duart pas shpinës së tij gjatë atij meçi, por para se të mundë ta godiste kundërshtari, ai kishte reaguar i pari dhe e kishte nokautuar Kellyn me një goditje të vetme.

(Kosova Sot Online)