Shtyhet ndeshja e Dritës për kualifikim në Ligën e Kampionëve, e konfirmon klubi rival

  • A.P /
  • 08 gusht 2020 - 17:43
Shtyhet ndeshja e Dritës për kualifikim në Ligën e Kampionëve, e konfirmon klubi rival

Inter d’Escaldes ka bërë të ditur se ndeshja kundër Dritës është shtyrë për në orën 19:30, një orë e gjysmë më vonë sesa që ishte planifikuar të niste kjo ndeshje fillimisht.

Si kampion i Superligës së Kosovës, Drita do të tentojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, rrugëtim ky të cilin do ta nisë me përballjen kundër Inter d’Escaldes.

Ndeshja ishte planifikuar të niste në orën 18:00 por është shtyrë për në orën 19:30, përkundër që UEFA dhe Drita nuk kanë njoftuar ende për diçka të tillë.

“Ndeshja e Interit në Ligën e Kampionëve ndaj Dritës do të fillojë në ora 19:30, një orë e gjysmë më vonë se që ishte planifikuar”, njofton Interi d’Escaldes.

Klubi gjilanas do të përballet ndaj Inter Club d’Escaldesit në ndeshjen gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve. Në rast të kualifikimit në finale, ekipi i Ardian Nuhiut do të përballet me fituesin e takimit Tre Fiori – Linfield.


(Kosova Sot Online)