Kur do të nisin aventurën në Europa League Prishtina dhe Gjilani?

  • E.K /
  • 09 gusht 2020 - 15:33
Kur do të nisin aventurën në Europa League Prishtina dhe Gjilani?

Prishtina dhe Gjilani kanë mësuar kundërshtarët për raundin parakualifikues të Europa League.

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të ketë punë me skuadrën SP Tre Penne nga San Marino, derisa fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Si Prishtina, ashtu edhe Gjilani do të kërkojnë kualifikimin në rundin tjetër në Europa League me 20 gusht.

Gjilani dhe Prishtina natyrisht do të luajnë si mysafirë sepse për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje si gjithmonë, por me vetëm një takim, ashtu si edhe po zhvillohen tashmë Europa League (në Gjermani) dhe UEFA Champions League (në Lisbonë). 

(Kosova Sot Online)