Kapiteni i Prishtinës: “Short i vështirë, por besojmë në kualifikim!”

  • E.K /
  • 09 gusht 2020 - 15:57
Kapiteni i Prishtinës: “Short i vështirë, por besojmë në kualifikim!”

Kapiteni i Prishtinës beson në kualifikim pas shortit të hedhur në Europa League. Skuadra nga kryeqyteti përballet me Lincoln Red Imps, ekip të cilin vite më parë e kanë mposhtur skuadra shqiptare si Feronikeli dhe Drita.

Prishtina ka mësuar kundërshtarin e saj për rundin parakualifikues të Europa League.

‘Bardhekaltrit’ do të kenë punë me skuadrën e Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Pasi ka mësuar kundërshtarin, disa fjalë ka folur edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, i cili është optimist, përkundër faktit se Lincoln ishte kundërshtari më i vështirë sipas koeficientit.

“Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short”, tha ai.

“Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë”, shtoi ai për faqen zyrtare të Prishtinës.

Thaçi beson se Prishtina ka kualiteti për të kaluar në rundin tjetër.

“Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje”, u shpreh ai mes tjerash.

“Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, përfundoi kapiteni, Armend Thaqi.

Prishtina do të ketë përballë klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në raundin preliminar të Ligës së Evropës.

Lincoln Red Imps nuk është emër i panjohur për skuadrat kosovare, derisa Feronikeli dhe Drita kanë zhvilluar ndeshje ndaj tij në garat evropiane.

Në vitin e kaluar, Feronikeli kishte triumfuar minimalisht 1:0 ndaj kësaj skuadre në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kurse, Drita kishte fituar 4:1 pas vazhdimeve në vitin 2018 po ashtu në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)