Para përballjes së shumëpritur: Dyshohet se Mike Tyson mund t’ia kafshojë veshin Roy Jones Jr-it

  • S.A /
  • 10 August 2020 - 08:01
Para përballjes së shumëpritur: Dyshohet se Mike Tyson mund t’ia kafshojë veshin Roy Jones Jr-it

Carl Froch ka thënë se ai nuk do të befasohej nëse Mike Tyson do të tentonte t’i kafshonte veshin Roy Jones Jr-it.

Meçi i shumëpritur do të zhvillohet në fund të muajit shtator dhe Iron Mike do të ketë përballë një tjetër legjendë të boksit. Përballja mes tyre do të jetë më shumë për bamirësi, mirëpo të dy ikonat e sportit luftarak do të fitojnë një shumë të lartë nga sponsorët.

Por, Froch ka dhënë një ide shokuese se Tyson mund t’i kafshojë veshin Roy Jonesit, siç kishte bërë në rastin me Evander Holyfield shumë vite më parë.

“Do të jetë një përballje interesante mes dyshes, këtu kemi të bëjmë me tri vite diferencë në moshë, mirëpo aftësia e për të boksuar edhe në këtë moshë do të bëjë dallimin”, ka thënë ai.

“Në rast se Mike (Tyson) e humbë toruan si ndaj Holyfieldit në fillimet e karrierës, mund të ndodhë që ta kafshojë edhe Royn në vesh”. “Nuk është për t’u përjashtuar kjo mundësi, kur Tyson bëhet nervoz, ai e humbë kontrollin dhe mund të vije kjo skenë, nuk do të befasohesha”, ka shtuar më tej Froch. Dyshja do të përballen në një meç që do zgjasë deri në tetë raunde, por mund të ndalohet edhe më herët, nëse njëri prej tyre nuk mund të vazhdojë, derisa nuk do të ketë fitues, nuk do të ketë nokaute dhe as juri që do bëjë vlerësimin.

(Kosova Sot Online )